I rrahu gratë, ja çfarë deklaron në gjykatë

Futboll

I rrahu gratë, ja çfarë deklaron në gjykatë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 15:23
Giggs

Ish-ylli i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, është deklaruar i pafajshëm para gjykatës të mërkurën, për akuzat për sulm fizik ndaj dy grave.

Për Giggs u ngritën aktakuza se ka shkaktuar e lëndime trupore ndaj një gruaje në të 30-at e saj dhe sulm ndaj një gruaje tjetër në të 20-at e saj.

Giggs doli para gjykatës në Mançester, ku u deklarua i pafajshëm për të gjitha tri pikat e aktakuzës.

Javën e kaluar, ai e lëshoi një komunikatë ku tha: “Kam respekt të plotë për procesin ligjor dhe e kuptoj rëndësinë e akuzave. Do të deklarohem i pafajshëm në gjykatë dhe mezi pres ta pastroj emrin tim”

Pas deklarimit në gjykatë, Giggs do të dalë para trupit gjykues më 26 maj.

Ai është liruar me kusht deri në kohën e gjykimit, me kusht që nuk iu afrohet asnjërës prej dy grave ndaj të cilave akuzohet se ka ushtruar dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat