E duan klubet më të mëdha

Futboll

E duan klubet më të mëdha

Më: 28 prill 2021 Në ora: 15:30
E duan klubet më të mëdha

Robert Lewandowski ndryshoi historinë moderne të Bayernit. Kampionët në fuqi të Bundesligës, pasi fituan “tripletën” në sezonin 2012-2013, duke ia hequr nga duart trofenë e rëndësishëm Dortmundit, u rrëmbyen pikërisht verdhezinjve, një vit më vonë, Robert Lewandowskin me parametër zero.

Një operacion i jashtëzakonshëm financiar, i cili përmirësohet me çdo gol të shënuar, për shkak të rritjes së çmimit dhe ndikimit që polaku ka fituar në ekip gjatë viteve.

Lewandowski është shndërruar “ylli” i madh i ekipit bavarez, që ka dominuar Europën dhe futbollin botëror në sezonin e fundit. Kontrata e nënshkruar deri në vitin 2023 dhe e zbuluar publikisht nga Bayerni, për të treguar se nuk ka interes për Haaland, mund të jetë afër prishjes. Sipas “Sky Sports”, disa klube kryesore në Evropë janë duke lëvizur në përpjekje për të nënshkruar me 32-vjeçarin nga Varshava.

Pini Zahavi, përfaqësuesi i sulmuesit polak, është vënë në kontakt me disa nga klubet e mëdha në europë, për të parë se çfarë ofrojnë ato për një lëvizje të mundshme këtë verë.

Bayern i njeh lëvizjet e Zahavit dhe nuk dëshiron të privohet nga sulmuesi veteran. Bavarezët do të përpiqen ta bindin që të qëndrojë dhe të vazhdojë të shënojë për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat