Memelli: Skënderbeu meriton notën 10

Futboll

Memelli: Skënderbeu meriton notën 10

Më: 28 prill 2021 Në ora: 17:11
Memelli: Skënderbeu meriton notën 10

Migen Memelli ka vetëm elozhe për ekipin e tij për fitoren me përmbysje ndaj Bylisit, në lidhjen me “Gol pas Goli” ai komentoi edhe reagimin e homogolut të tij Dovedan për gjykimin.

“Vihet re, që edhe mbas pësimit të golit të parë, skuadra gjeti forcat dhe e ktheu rezultatin. Nëse do të ecim në 2 vija paralele, kemi edhe ne një penallti të Mensah, nëse ka shtyrje ka edhe penallti. Dëgjova edhe Dovedanin që u ankua, është në të drejtën e vet, nuk dua të bëj fare debat, mos harrojmë që në Ballsh topi doli korne dhe u dha penallti.”

Nota 10: “Për nga ana e performancës, lojtarët e Skënderbeut meritojnë një 10 me yll, ata gjetën forcat dhe e kthyen rezultatin në favorin e tyre. Në pjesën e parë kishim edhe erën në disavantazh. Kjo fitore na jep qetësi për të ecur përpara. Jam krenar për lojtarët. Kanë revoltë brenda vetes. Dy fazat e para i kanë bërë të dobëta dhe këto dy faza janë të jashtëzakonshme për ta.”

Llogaritë e mbijetesës: “Do ishte më mirë që edhe Apolonia të ishte në lojë, që kampionati të bëhej më interesant. Janë edhe 6 ndeshje dhe unë nuk e di ku na çojnë llogaritë. Në ndeshjen e ditës së diel me Kastriotin bëhen llogaritë. Diferencat u ngushtuan. Çdo ndeshje e këtyre 6 javëve ka rëndësinë dhe vlerën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat