Dhimbje koke për Anglinë

Futboll

Dhimbje koke për Anglinë

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:05
Dhimbje koke për Anglinë

Leicester City renditet në vendin e tretë në Premier League dhe po garon fort për të ruajtur këtë pozicion, që do sillte kualifikimin e “Dhelprave” në Champions League për sezonin e ardhshëm. Deri në fund të kampionatit do të luhen edhe pesë finale, teksa West Ham i vendit të pestë është shtatë pikë larg.

Harvey Barnes ka pësuar një tjetër dëmtim në gjurin që e ka lënë pa luajtur kohët e fundit. “Një shqetësim i vogël ndikoi që lojtari t’i nënshtrohet një tjetër operacioni në gju. Sezoni i tij mund të quhet i mbyllur. Sa keq që do të mungojë në Euro 2020, pasi ka qenë fantastik këtë sezon“, deklaroi Brendan Rodgers, trajneri i Leicester City.

Harvey Barnes duke festuar një gol me Leicester

13 gola dhe 4 asiste numëron këtë sezon 23-vjeçari, i cili aktivizohet në qendër të mesfushës dhe në krahun e majtë të saj. Një lajm i keq edhe për Gareth Southgate, trajnerin e Anglisë. Ky i fundit i dhuroi Barnes debutimin me kombëtaren angleze në miqësoren e tetorit të vitit të kaluar kundër Uellsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat