Aston Villa në garë për Abraham

Futboll

Aston Villa në garë për Abraham

Më: 29 prill 2021 Në ora: 16:08
Tammy Abraham

Aston Villa është duke monitoruar situatën e Chelseas, Tammy Abraham.

“Blutë” janë të gatshëm të ndajnë rrugët me anglezin, që ka dështuar të gjejë vetën nën urdhrat e Thomas Tuchelit.

Cheslea kërkon 40 milionë euro për 23-vjeçarin, derisa Villa kishte treguar interesim edhe verën e kaluar, por Frank Lampard nuk lejoi shitjen.

Anglezi ka qenë pjesë te Villa në edicionin 2018/19, ku ka shkëlqyer duke shënuar 26 gola.

Interesim për Abrahamin ka treguar edhe rivali, Leicester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat