Finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet me praninë e tifozëve

Futboll

Finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet me praninë e tifozëve

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:40
Ilustrim

Finalja e Kupës së Italisë midis Atalantas dhe Juventusit më 19 maj do të zhvillohet me 20 përqind të kapacitetit të tifozëve në stadium.

Ndeshja zhvillohet në “Mapei Stadium” në Reggio Emilia.

Duke marrë parasysh madhësinë e stadiumit, aty do të ishin rreth 4,700 tifozë të lejuar brenda, përcjell KosovaPress.

Lajmi u konfirmua nga nënsekretari i Shëndetësisë Andrea Costa pas një kërkese nga Federata e Fitbollit të Italisë për t’i paraprirë hapjes së 1 qershorit të ngjarjeve sportive.

"CTS po studion protokollin për të lejuar tifozët në stadium dhe të marrin pjesë në ngjarje, duke respektuar plotësisht normat anti-COVID.", thuhet në njoftim.

CTS është Komiteti Shkencor Teknik, i cili refuzoi një kërkesë të mëparshme për të lejuar tifozët në stadiume nga 1 maji.

Italia duhej të angazhohej për të paktën 25 përqind të kapacitetit në stadiumin “Olimpico” në Romë nga 11 qershori në mënyrë që të organizonte katër ndeshjet e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat