Barcelona tronditet në ‘Camp Nou’

Futboll

Barcelona tronditet në ‘Camp Nou’

Nga: Kemajl Goca Më: 29 prill 2021 Në ora: 20:53
Granada feston

Barcelona lëshoi rastin e artë që të bëhet lider i ri në Kampionatin e Spanjës. 

Katalunasit tronditen si vendas, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Granada, në ndeshjen e javës së 33-të. 

Në minutën e 23-të, francezi Antoine Griemann asistoi dhe Lionel Messi me mjeshtrin e tij shënoi për 1:0. 

Messi nga një pozitë e vështirë ka shënuar në shtyllën e dytë përkatësisht në këndin e majtë të poshtëm.

Kur gjithçka dukej se po shkon mirë, në pjesën e dytë ndodhi çudia.
Machis (63') dhe Molina (70') shënuan për fitoren e Granadës. 

Në minutën e 66-të, Ronald Koeman është përjashtuar me të kuq, moment që nuk u kuptua edhe shumë përse, edhe ai mbeti i habitur – por ishte për protestat kohë pas kohe, sidomos te gjyqtari i katër.

Atletico Madridi kryeson me 73 pikë, duke lënë pas Real Madridin dhe Barcelonën, secila me nga 71, dhe Granada zë vendin e 8-të me 45 sosh.

Lionel Messi i prin listës së shënuesve me 26 gola dhe ka pesë më shumë se Karim Benzema i Realit.

Me 1 maj Reali do të ndeshet me Osasunën, Elche e pret Atletico Madridin dhe Barcelona me 2 maj luan në konak të Valencisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat