Vllaznia-Teuta, finale edhe për shkak të përballjeve direkte

Futboll

Vllaznia-Teuta, finale edhe për shkak të përballjeve direkte

Më: 30 prill 2021 Në ora: 13:03
Vllaznia-Teuta, finale edhe për shkak të përballjeve direkte

Dueli i kësaj jave mes Vllaznisë dhe Teutës është një përballje për t’u shijuar si një finale e mirëfilltë mes dy skuadrave.

Në një kampionat ku situatat ndryshojnë nga njëra javë në tjetrën, çdo rezultat çuditërisht mund të quhet “i rikuperueshëm” edhe në vijim, ndonëse ka pak ndeshje deri në mbyllje të tij.

Por ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës merr një domethënie të veçantë për faktin se është finalja e mirëfilltë mes dy ekipeve sa i përket hegjemonisë në duelet direkte të këtij edicioni. Me një tabelë kaq të ngjeshur në kryesim e me kaq shumë skuadra në garë, nuk është çudi që të shfaqet skenari i ekipeve me pikë të barabarta e duelet direkte mund të jenë përcaktuese.

Në këtë pikë, Vllaznia e Teuta kanë një situatë shumë të veçantë mes tyre, pasi në tre ndeshjet e mëparshme, secila prej skuadrave ka fituar një të tillë me shifrat 1-0 dhe një tjetër është ndarë barazim 0-0. Kësisoj, dueli i të hënës është “finalja” që do të përcaktojë se kush ka epërsinë në eventualitetin që dy skuadrat mbyllin me pikë të barabarta këtë kampionat i cili siç duket, do të vendoset nga detaje shumë ët vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat