De Ligt do të donte të ishte kapiten i Juventusit

Futboll

De Ligt do të donte të ishte kapiten i Juventusit

Më: 1 maj 2021 Në ora: 10:43
Matthijs de Ligt

Matthijs de Ligt ka thënë se është një nder të luaj për Juventusin dhe do t’i pëlqente të mendonte se një ditë mund të bëhet kapiten i kësaj skuadre.

Mbrojtësi ka qenë i lidhur me Barcelonën përsëri në javët e fundit, por duket se është plotësisht i përkushtuar te Bianconerët.

Holandezi ka treguar se ndihet i nderuar që luan për klubin italian dhe do donte të ishte kapiten i skuadrës.

“Është një nder për mua të luaj për Juventusin dhe do të doja të mendoja se një ditë mund të bëhesha kapiten i kësaj skuadre”, ka thënë fillimisht De Ligt për Sky Sport Italia.

“Kjo nuk është e rëndësishme tani, duke parë pasi ka tashmë katër kapitenë në skuadër që kanë luajtur këtu për shumë vite”.

“Gjëja e rëndësishme për mua është të luaj mirë, të ndihmoj ekipin dhe pastaj trajneri do të vendosë se kush është kapiten, por nuk është objektivi im tani”, përfundoi holandezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat