Qëndrimi i Kylian Mbappes është prioriteti numër një për PSG-në

Futboll

Qëndrimi i Kylian Mbappes është prioriteti numër një për PSG-në

Më: 1 maj 2021 Në ora: 11:47
Qëndrimi i Kylian Mbappes është prioriteti numër një për PSG-në

Qëndrimi i Kylian Mbappes është prioriteti numër një për Paris Saint Germainin këtë verë, ashtu si rinovimi i kontratës së Neymar Junior.

Mauricio Pochettino, trajneri i PSG-së, ka thënë se klubi është duke bërë gjithçka që Mbappe, që ka kontratë deri më 2022, të rinovojë edhe për shumë vite me klubin francez.

Lojtari kërkohet me ngulm nga Real Madridi, me Florentino Perez që publikisht gjithmonë e ka shprehur dëshirën për 22-vjeçarin që shihet si pasardhësi i Cristiano Ronaldos.

“Jemi duke bërë të pamundurën që ai të qëndrojë edhe për shumë vite”, u përgjigj Pochettinp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat