“Finale” për ngjitjen në Superiore

Futboll

“Finale” për ngjitjen në Superiore

Më: 1 maj 2021 Në ora: 11:51
“Finale” për ngjitjen në Superiore

Sot me fillim nga ora 15:00 do të luhen 5 sfidat e Kategorisë së Parë.

Në Grupin A të zonës “Play-Off” do të luhet dueli i titullit dhe për ngjitjen në elitë, Dinamo-Korabi e cila do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Në të njëjtën orë do të luhet dhe Burreli-Vora.

Në të njëtin grup, por në zonën “Play-Out” do të luhen takimet, Erzeni-Besëlidhja dhe Oriku-Veleçiku, ndërsa Partizani B është pushim.

Në Grupin B të zonës “Play-Out” do të zhvillohet një ndeshje ajo mes Turbinës dhe Lushnjes, ndërsa skuadra e Elbasanit dhe e Flamurtarit janë pushim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat