​Panucci parashikon renditjen e top-4 të Serie-A në fund të sezonit

Futboll

​Panucci parashikon renditjen e top-4 të Serie-A në fund të sezonit

Më: 1 maj 2021 Në ora: 16:47
Christian Panucci

Christian Panucci beson se Juventusi do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, kështu që Milani, Napoli dhe Atalanta do të luftojnë për një pozitë e cila dërgon në këtë garë.

Gara është tepër e ngushtë për këtë objektiv, derisa Interi pothuajse e ka siguruar tashmë titullin e kampionit.

Atalanta është e dyta me 68 pikë, e ndjekur nga Napoli, Juventusi dhe Milani të gjitha me nga 66 pikë.

"Pavarësisht nga gjithçka, unë i shoh “Bianconerët” në katër të parët," tha Panucci për “La Gazzetta dello Sport”.

"Stefano Pioli me skuadrën e tij do ta luftojë me Atalantan dhe Napolin për ta kapur këtë objektiv.”, shtoi ai.

Interi është 11 pikë larg vendin të dytë në krye të tabelës dhe do të kurorëzohet si kampion nëse mund Crotonen sot dhe Atalanta nuk arrin të fitojë ndaj Sassuolos në udhëtim të dielën.

"Nuk e prisja që Interi të fitonte Scudetton kaq herët, por kjo nuk do të thotë se nuk është e merituar. Interi e fitoi këtë, duke u përmirësuar gradualisht gjatë gjithë kohës, ”vazhdoi Panucci.

"Juventusi bëri vërtet keq, nuk mund ta mohojë atë. Edhe Andrea Pirlo ishte i sinqertë dhe tha se ai është i pari që nuk është i kënaqur me atë se si kanë shkuar gjërat.”

"Juve ka skuadrën më të fortë në letër, por kurrë nuk dha përshtypjen se mund të fitonin Scudetton.", theksoi në fund Panzucci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat