Feronikeli shkarkon Klodian Duron

Futboll

Feronikeli shkarkon Klodian Duron

Nga: K.G. Më: 1 maj 2021 Në ora: 18:50
Feronikeli shkarkon Klodian Duron

Ashtu siç kemi paralajmëruar ditë e parë në gazetën kombëtare “Bota sot”, se Klodian Duros pas incidentit të së martës së kaluar, nuk i ka mbetur më vend aty, ashtu edhe ndodhi. 

Skuadra e futbollit Feronikeli e shkarkon nga pozita e kryetrajnerit pas humbjes së sotme me rezultat 3:1 në Gjilan nga Drita.
Duro shkarkohet për rezultate të dobëta.

"FC Feronikeli, nëpërmjet kësaj komunikate për media, konfirmon që ka shkëputur bashkëpunimin me kryetrajnerin e klubit, Klodian Duro.

Duke qenë se FC Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e FC Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprjerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro.

FC Feronikeli falënderon trajnerin, Klodian Duro dhe i dëshiron sukses në karrierën e tij të mëtutjeshme.

Drejtimin e klubit, tani në pozitën e kryetrajnerit, do ta marrë, Faruk Elshani", njofton KF Feronikeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat