Napoli dështon, Atalanta barazon 

Futboll

Napoli dështon, Atalanta barazon 

Nga: K.G. Më: 2 maj 2021 Në ora: 17:05
Sassuolo

Napoli si vendas dështoi, duke barazuar me rezultat 1:1 me Cagliarin. 

Për Napolin shënoi Osimhen (13') dhe për Cagliarin Nandez (90+4'). 

Shqiptari Elseid Hysaj u paraqit standard, por me Napolin zhgënjyen. 

Pas javës së 34-të në Serie A, napolitanët renditen në vend të 4-të me 67 pikë dhe Cagliari është i 16-ti me 32 sosh. 
Atalanta barazon në udhëtim me 1:1 me Sassuolon. 

Futbollisti Berat Gjimshiti u paraqit standard për Atalantën dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 78-të. 

Për Sassuolon shënoi Berardi (52') dhe për  Atalantën Gosens (32').

Nga minuta e 23-të, Gollini, portieri i Atalantës u përjashtua me karton të kuq. Atalanta është në vend të dytë me 69 pikë dhe Sassuolo renditet i 8-ti me 53 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat