Reagon ashpër Trepça ’89

Futboll

Reagon ashpër Trepça ’89

Më: 2 maj 2021 Në ora: 17:12
Reagon ashpër Trepça ’89

Trepça ’89 barazoi me Besën (1-1) në ndeshjen e rëndësishme për luftën e mbijetesës. 

Pas takimit reagoi trajneri Shpëtim Idrizi, i cili ishte i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari kryesor, Genc Nuza, shkruan Gazeta Olle.

Ndërsa tani, reagimin e tyre, mitrovicasit e kanë zyrtarizuar edhe në faqen e klubit në facebook.

“Xehetarët” kanë publikuar dy video ku pretendojnë se janë dëmtuar nga gjyqtari, teksa në reagim kanë shkruar se “kujt po i pengon Trepça ’89 të jetë pjesë e Superligës së Kosovës”.

“Reagim i Kryesisë

Pas ndeshjes së djeshme KF TREPÇA’89 – KF Besa mblidhet kryesia dhe del me një reagim rrethë pakënaqësisë në referim nga ana e Kryesorit Genc Nuza.

Nuk i dimë arsyet e këtyre pazarllëqëve që po bëhen në dëm të KF TREPÇËS’89. Kujt po i pengon që KF TREPÇA’89 të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në Futboll.

I drejtohemi Organeve kompetente që të merren më seriozisht dhe të kenë një qasje më serioze në këtë drejtim.

Jo rastësishtë në shtatë ndeshje ku refererohen nga Nuza i kemi katër humbje dy barazime dhe një fitore.

Gabimet nga ndeshja e djeshme ndikuan direktë në rezultat e ku me këtë barazim rrezikohemi në vazhdimësi të kampionatit.

Shpresojmë se pas këtij reagimi do të reflektojnë Organet gjegjëse", shkruan mes të tjera Kryesia e KF TREPÇA’89 Presidenti z. Abedin Zeka BEKI”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat