Shqiptarët në formë, shënojnë në Çeki e Turqi

Futboll

Shqiptarët në formë, shënojnë në Çeki e Turqi

Më: 2 maj 2021 Në ora: 17:19
Shqiptarët në formë, shënojnë në Çeki e Turqi

Penallti e saktë, gol i anuluar dhe karton i kuq. E diel plot emocione për legjionarët shqiptarë.

Kristi Qose ka shënuar golin e radhës në Çeki. Mesfushori korçar kaloi përkohësisht në avantazh Karvinën në takimin jashtë fushe me Pardubice.

Minuta e 32-të, ekipi mik fitoi një penallti dhe 25-vjeçari, ai që godet gjithmonë, nuk gaboi dhe dërgoi topin në rrjetë. Goli i shtatë sezonal në elitën e futbollit çek për Qosen, ndërkohë që janë realizuae dhe tre gola të tjerë, dhe rezultatin është 2-2.

I pafat Sokol Cikalleshi në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, ia doli të dërgojë me kokë në rrjetë krosin e Zymer Bytyqit, duke i dhuruar avantazhin Konyaspor. Minuta e 24-t, vendasit nisën festën në takimin kundër Karagumruk, por VAR-i anuloi gjithçka.

Ndërkohë, asgjë nuk mund të frenojë festën e Bytyqit në minutën e 64-t. 24-vjeçari ofensiv ia doli të mposhtë portierin kundërshtar, duke i dhuruar golin e qetësisë Konyaspor, që po fiton me rezultatin 3-1.

Goli i dytë me ekipin turk për lojtarin e talentuar, i cili numëron edhe pesë asiste, statistike të regjistruar prej muajit janar, kur la Viking për t’u transferuar në Turqi.

Fundjavë për t’u harruar për Bersant Celinën në Ligue 1. Mesfushori dardan i Dijon e mbylli përpara kohe ndeshjen ndaj Metz. 24-vjeçari nga Prizreni kreu një faull të rëndë dy minuta përpara fundit të pjesës së parë, arbitri kryesor i tregoi të kuqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat