Mbyllet pjesa e parë Valencia – Barcelona, ky është rezultati

Futboll

Mbyllet pjesa e parë Valencia – Barcelona, ky është rezultati

Më: 2 maj 2021 Në ora: 22:05
Foto

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Valencia – Barcelona.

Pavarësisht që katalunasit dominuan në të gjitha aspektet, rezultati momental është 0 – 0.

Barcelona ishte shumë më kërkuese, duke rrezikuar portën kundërshtare, disa herë përmes Pedrit, por spanjolli ishte i pafat para golit.

Ndërsa, rast të mirë kishte edhe Araujo, goditjen e të cilit e priti Casillen.

Ndërkohë, Valencia provoi përmes kundëraksioneve, të cilët gjithashtu rezultuan të pasuksesshme.

Mbetet të shihet nëse do këtë fitues në këtë ndeshje gjatë pjesës së dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat