Vangjeli: Luajmë më mirë se të tjerët

Futboll

Vangjeli: Luajmë më mirë se të tjerët

Më: 2 maj 2021 Në ora: 22:27
Vangjeli: Luajmë më mirë se të tjerët

Fitoret e njëpasnjëshme në ndeshjet e fundit, sidomos ato ndaj kundërshtarëve direktë, kanë shtuar besimin se skuadra korçare mund të mbijetojë në Superiore. Kosta Vangjeli, një prej emrave më me eksperiencë në një grup të ri lojtarësh si ai aktual te Skënderbeu, ka shpjeguar për “SuperSport” se kjo bindje vjen nga fakti se ekipi ka një lojë më cilësore se kundërshtarët e tjerë me të cilët është përballur.

“Unë mund të them se stafi teknik na kishte dhënë qetësi e siguri për këtë ndeshje. Ishim të bindur që do të hyjmë e të marrim tre pikët.

Kemi shumë besim që do të mbijetojmë, hyjmë në çdo ndeshje për të marrë fitore. Çdo ndeshje do ta shohim hap pas hapi e të shohim pastaj të fitojmë në ndeshje të tjera.

Nuk mund të them ndonjë ekip që kam preferencë në Superiore, shoh ekipin tim, punoj fort këtu ku jam dhe të shohim pastaj.

Kemi një grup shumë të fortë, punojmë e jemi të gjithë bashkë. Nga të tjerët na ndajnë aftësitë që kemi, se luajmë topin, bëjmë futboll më të bukur se ekipet e tjera”, tha Vangjeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat