Hakimi: Për momentin, as Zidane dhe as Fiorentino nuk më kanë uruar për titullin

Futboll

Hakimi: Për momentin, as Zidane dhe as Fiorentino nuk më kanë uruar për titullin

Më: 3 maj 2021 Në ora: 08:25
Achraf Hakimi

Mbrojtësi algjerian i Interit, Achraf Hakimi ka folur për fitores së Scudettos.

Interi mbrëmë pas barazimit të Atalantas edhe zyrtarisht fitoi Scudetton.

Me tu dhënë lajmi, Achraf Hakimi u kontaktua nga mediumi spanjoll, El Chiringuito, ku u ndal të flasë edhe për Real Madridin.

Hakimi deklaroi se Real Madridi në fakt ishte shtëpia e tij dhe ai ishte gati të luftonte për vendin e tij në formacionin bazë, por që klubi vendosi ndryshe dhe ai tani është i lumtur tek Interi.

“Për momentin as Zidane as Fiorentino nuk më kanë uruar”, tha ai.

“Real Madridi ishte shtëpia ime, doja të luftoja për vendin tim, por klubi vendosi diçka tjetër”, shtoi ai.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur me Zidane dhe klubin kur erdha tek Interi”, tha Hakimi.

“Falënderoj familjen time për mbështetjen, veçanërisht nënën time pasi ajo ka luftuar më së shumti për mua”, përfundoi Achraf Hakimi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat