​Çmimi i Abraham shumë i lartë për West Ham

Futboll

​Çmimi i Abraham shumë i lartë për West Ham

Më: 3 maj 2021 Në ora: 11:12
David Moyes

Trajneri i West Ham United David Moyes ka thënë që sulmuesi i Chelseat Tammy Abraham do të ishte shumë i shtrenjtë për klubin, pasi që “Blutë” janë duke kërkuar 46 milionë euro për shërbimet e tij.

Është raportuar kohëve të fundit që Abraham do të largohet gjatë verës nga Chelsea, dhe se klubi i tij i radhës mund të jetë West Ham, por trajneri Moyes e shprehu të kundërte, duke treguar se çmimi i lojtarit është i pa përballueshëm, përcjell KosovaPress.

“Sigurisht që do të na largonte nga gara. Nëse është shuma të cilën jemi duke e dëgjuar nga spekulimet e shumta, ne nuk jemi në garë për të”, tha Moyes.

“Nuk kemi buxhet të mjaftueshëm, nuk mund të blejmë një sulmues me atë shumë parash. A do të jetë ajo shumë se çfarë kemi në dispozicion këtë verë? Ndoshta edhe mund të jetë, këtu nuk mund ta dish atë gjë”, shtoi trajneri i West Ham.

Spekulohet se Abraham është top synimi i shumë skuadrave nga Premier Liga angleze, pasi që si duket nuk është më pjesë e planeve tek “Blutë”, por interesimi i shumtë mund të zbehet nëse Chelsea nuk pranon që të ul shumën që po kërkon për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat