Shevchenko ‘ëndërron’ Milanin: Pas Ukrainës dua të menaxhoj një klub

Futboll

Shevchenko ‘ëndërron’ Milanin: Pas Ukrainës dua të menaxhoj një klub

Më: 3 maj 2021 Në ora: 16:02
Andriy Shevchenko

Selektori i Kombëtares së Ukrainës, Andriy Shevchenko ka dhënë një deklaratë interesante.

Shevchenko duke folur për “Radio 24” foli për aspiratat e tij me Kombëtaren ukrainase dhe për të ardhmen e tij.

“Do të më pëlqente shumë të menaxhoja në Itali. Kur aventura ime me Ukrainën të mbarojë, do të doja të manxhoja një klub”, tha ai.

“Tani jam i koncentruar në Kombëtare, por pas Kampionatit Evropian do të shikoj opsionet” shtoi ai.

“Në fillim nuk ndjehesha gati për ta bërë këtë punë, pastaj studiova dhe analizova skuadrën dhe kam kuptuar se çfarë ka nevojë skuadra”, tha Shevchenko.

“Ta menaxhoj Milanin? Do të ishte një ëndërr”, përfundoi Andriy Shevchenko.

Kontrata e ukrainasit skadon në vitin 2022 me të përfunduar Kampionati Botëror në Katar, dhe marrëdhënia e Paolo Maldinit me Andriy Shevchenkon nuk është sekret se është e mirë.

Ndoshta pas pak kohësh do të mund të shohim një rikthim të ukrainasit në “San Siro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat