Muriqi do të qëndrojë në Lazio, Tare dhe Inzaghi i besojnë

Futboll

Muriqi do të qëndrojë në Lazio, Tare dhe Inzaghi i besojnë

Më: 3 maj 2021 Në ora: 17:57
Vedat Muriqi

Edhe pse nuk arriti të tregojë potencialin e tij në sezonin e parë, Vedat Muriqi do të vazhdojë të qëndrojë në Lazio edhe sezonin e ardhshëm.

Gazetari i njohur, Ekrem Konur raporton se sulmuesi do të vazhdojë me Lazion.

Ai e ka besimin e plotë nga ana e drejtorit sportiv, Igli Tare dhe trajnerit, Simone Inzaghi.

Sot kishte raportime se Muriqi ka kërkuar të rikthehet në Fenerbahce, por një gjë e tillë nuk është vërtetuar.

Muriqi ka shënuar vetëm një gol në Serie A në 22 ndeshje sa është paraqitur. Gjithsej ai ka luajtur 510 minuta në Serie A këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat