Gotze zbulon klubin e vetëm që ëndërron të luajë për ta

Futboll

Gotze zbulon klubin e vetëm që ëndërron të luajë për ta

Më: 3 maj 2021 Në ora: 21:59
Mario Gotze

Mesfushori i PSV-së, Mario Gotze ka pranuar se ka rënë në dashuri me jetën në Holandë dhe do ta ndryshonte vetëm nëse do kishte shansin për të luajë me Lionel Messin te Barcelona.

Gotze iu bashkua PSV-së si agjent i lirë nga klubi gjerman, Borussia Dortmund verën e kaluar.

Pavarësisht që në karrierën e tij ka pasur lëndime të shumta dhe probleme me shëndet, Gotze do kujtohet gjithmonë për golin e fitores në Kupën e Botës në vitin 2014.

Tani, duket se është rikthyer në formën më të mirë duke shënuar 12 gola në vetëm 24 ndeshje në kampionatin holandez.

Gotze ka bërë të ditur se do e mendonte largimin nga PSV-ja, vetëm nëse trajneri Roger Schmidt largohet ose Barcelona ‘troket’ në derë.

“Nëse Roger largohet, do shqetësohesha. Kemi arritur marrëveshje me PSV-në se do ulemi për ndonjë ofertë”.

“Për të festuar pranë Lionel Messit do ishte ëndërr”, deklaroi ai.

Ndërkohë, interesimi i klubeve të mëdha për Gotze nuk është si para disa viteve, vetëm shkaku i lëndimeve afatgjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat