Agjëroi 18 orë, lojtari i West Ham bën iftar në fushë

Futboll

Agjëroi 18 orë, lojtari i West Ham bën iftar në fushë

Më: 3 maj 2021 Në ora: 22:44
Said Benrahma

Futbollisti i West Ham, Said Benrahma agjëroi 18 orë dhe iftari e zuri në fushë.

Në ndeshjen kundër Burnleyt, që është duke u zhvilluar, Benrahma bëri iftar shpejt në minutën e 35-të.

Përkundër që është agjërueshëm, futbollisti mysliman po dhuron spektakël sonte kundër Burnleyt.

Image

Ai deri më tani është vlerësuar me notën 7.6 nga “Sofa Score, duke qenë ndër më të mirët në fushë.

Po ashtu ai ka 1 asistim dhe 4 pasime kyçe. Rezultati momental është 1:2 në të mirë të West Hamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat