Delegohen gjyqtarët e javës së 33-të të Superligës së Kosovës

Futboll

Delegohen gjyqtarët e javës së 33-të të Superligës së Kosovës

Më: 4 maj 2021 Në ora: 14:28
Delegohen gjyqtarët e javës së 33-të të Superligës së Kosovës

Nesër starton xhiroja e 33’të e Superligës së Kosovës, e cila do të sjellë ndeshja mjaft interesante, dhe ndër to derbin Gjilani – Drita, shkruan Insporti.

Nesër me fillim nga ora 15:00 do të ndeshet edhe pretendentja për titull, Prishtina, e cila do të jetë mysafire e Besës së Pejës, teksa Feronikeli pret Trepçën’89.

Teksa me datë 6 do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera, Ballkani – Arbëria dhe Drenica – Llapi.

Image

Tashmë janë deleguar edhe gjyqatarët që do të ndajnë drejtësi në këto takime:

Në derbin Gjilani – Drita gjyqtar kryesor do të jetë Shpëtim Murtezi, i cili do të ndihmohet nga Fatlum Jashari, Hekuran Osmani me gjyqtarin e katërt, Valbon Hoxha.

Në ndeshjen mes Feronikelit dhe Trepçës, e cila zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’, gjyqtar kryesor do të jetë Dardan Çaka, i cili do të ndihmohet nga Fatlum Berisha, Bujar Selimaj me gjyqtarin e katër Alban Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat