Mbappe nuk e nis takimin ndaj Manchester Cityt

Futboll

Mbappe nuk e nis takimin ndaj Manchester Cityt

Më: 4 maj 2021 Në ora: 17:42
Mbappe nuk e nis takimin ndaj Manchester Cityt

PSG sonte zhvillon sfidën e dytë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Mauricio Pochettinos do të tentojë të rikthejë rezultatin pas humbjes së javën e kaluar 1-2 në “Parkun e Princave” në Paris, për një vend në finalen e madhe të Stambollit.

Lajm i keq është lëndimi i Kylian Mbappes, i cili nuk do të jetë i gatshëm nga minuta e parë për takimin e sotëm.

Gazetari i njohur i RMC SPORT, Mohamed Bouhafsi e konfirmoi lajmin se Mbappe do ta nis takimin nga banka rezervë.

Tonight, Kylian#Mbappewill be on the bench against Manchester City.

— Mohamed Bouhafsi (@mohamedbouhafsi) May 4, 2021

Kujtojmë që takimi i sotëm nis nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat