​Chelsea-Real Madrid, formacionet e mundshme

Futboll

​Chelsea-Real Madrid, formacionet e mundshme

Më: 5 maj 2021 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Sot zhvillohet ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së dytë të Ligës së Kampionëve, ku Chelsea pret në “Stamford Bridge” gjigantin spanjoll Real Madridin.

Në ndeshjen e parë, të dy skuadrat dolën pa fitore nga stadiumi “Alfredo Di Stefano”, 1:1, me golat nga Christian Pulisic te Chelsea, e Karim Benzema te Real Madridi.

Të dy skuadrat rikthehen në këtë ndeshje nga fitoret në ligat e tyre përkatëse, ku Chelsea mposhti Fulham 2:0, ndërsa Real Madridi me rezultat të njëjtë korri fitore kundër Osasunas.

Për ndeshjen e sotme, trajneri Thomas Tuchel nuk mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit kroat Mateo Kovaçiq, ndërsa për Zidanen e Realit nuk do të paraqiten Dani Carvajal, Lucas Vasquez dhe Raphael Varane.

Kujtojmë që fituesi i kësaj ndeshje do të takohet në finale me skuadrën angleze Manchester City.

Formacionet e mundshme:

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Silva, Rudiger, Christensen; Azpilicueta, Jorginho, Kante, Chilwell; Mount, Pulisic; Havertz

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Odriozola, Militao, Nacho, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius Jr

21:00 Chelsea – Real Madrid (Stadiumi Stamford Bridge)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat