David Luiz planifikon largimin nga Arsenali

Futboll

David Luiz planifikon largimin nga Arsenali

Më: 5 maj 2021 Në ora: 09:39
David Luiz

Mbrojtësi David Luiz, në fund të kësaj sezone e përfundon kontratën më Arsenalin.

Deri më tani nuk është e qartë nëse qendërmbrojtësit do të i zgjatet kontrata.

Ai është pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta,  për cilësitë e tij të bashkëpunimit dhe jashtë fushës por lëndimet e kanë dëmtuar atë këtë sezon.

Ndërkohë ata që janë afër lojtarit kanë filluar procesin e gjetjes së destinacioneve të mundshme për të në sezonin e ardhshëm. Ndër ata është edhe një klub në ligën amerikane MLS, raporton CBS Sports.

Luiz është lidhur me një kalim të mundshëm gjithashtu me klubin Lazio të Serie A dhe fiton rreth 140 mijë dollarë në javë në Arsenal.

Braziliani ndërpreu pagën gati një vit më parë për të siguruar një sezon të dytë në Emirates Stadium pasi kishte arritur nga Chelsea për 11.1 milionë dollarë në verën e 2019, duke nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat