Ish kampionët e Kosovës luajnë sot mes vete

Futboll

Ish kampionët e Kosovës luajnë sot mes vete

Më: 5 maj 2021 Në ora: 11:21
Ish kampionët e Kosovës luajnë sot mes vete

Feronikeli pret Trepçën ’89 në “Riza Lushta”, në një ndeshje që do të luftohet për mbijetese.

Feronikeli aktualisht është në vendin e tetë me 35 pikë – pozitë që dërgon në barazh, shkruan Gazeta Olle.

Në anën tjetër Trepça ’89 ka 36 pikë dhe është në pozitën e shtatë.

Humbja cilësdo skuadër do tua vështirësonte shumë garën për mbijetesë.

Kjo do të bëntë që njëri nga kampionët në pesë vitet e vitet e fundit ta linte elitë, pasi Trepça ’89 ishte shpallur kampion në vitin 2016/2017, ndërsa Feronikeli dy vite pas, 2018/19.

Ndeshja e sotme pritet të jetë e zjarrtë, pasi investimet e bëra sidomos në Drenas, nuk ia lejojnë këtë pozitë skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat