Cavani shkruan historinë

Futboll

Cavani shkruan historinë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 12:27
Cavani shkruan historinë

Edinson Cavani hyri në historinë e Ligës së Evropës pasi shënoi dy herë nga dy gola kundër Romës për të ndihmuar Manchester Unitedin të fitonte ndeshjet gjysmëfinale dhe të kualifikohet në finale të garës.

Unitedi rezervoi vendin e tij në finale megjithëse humbi 3-2 në Stadio Olimpico të enjten mbrëma, pasi kishte fituar ndeshjen e parë 6-2 në Old Trafford javën e kaluar.

Cavani shënoi dy herë në Mançester dhe shënoi po ashtu dy herë kundër gjigantëve italianë në Stadio Olimpico.

Sulmuesi uruguaian me këto katër gola apo dy herë nga dy gola ka barazuar një rekord kontinental i mbajtur për plot 34 vite.

Sulmuesi i Unitedit është lojtari i parë që shënon dy ose më shumë gola në të dyja ndeshjet e një gjysmëfinale evropiane që nga Klaus Allofs për Koln në Kupën e UEFA të sezonit 1985-86 kundër KSV Waregem.

34-vjeçari gjithashtu ka shënuar 16 gola në 15 paraqitjet e tij të fundit në Ligën e Evropës, duke përfshirë 15 në 10 ndeshjet e tij të fundit si titullar në këtë garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat