Allegri në Real? Ja komenti i Zidanes

Futboll

Allegri në Real? Ja komenti i Zidanes

Më: 8 maj 2021 Në ora: 19:17
Allegri në Real? Ja komenti i Zidanes

Zinedine Zidane siguroi se nuk do të shkaktojë probleme për Real Madrid, pasi ka raportime se Max Allegri është favoriti për të marrë përsipër detyrën e trajnerit tek kjo skuadër dhe se tashmë një marrëveshje është arrritur.

E ardhmja e trajnerit Zidane është në ajër pas eliminimit të tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Chelsea.

Ai ka një kontratë në Bernabeu deri në qershor 2022, por u tha mediave sot se kjo gjë është e parëndësishme.

“Ajo që mund të them është se unë do t’i bëj gjërat të thjeshta për klubin, sepse ata më kanë dhënë gjithçka,” tha Zidane në konferencën e tij për shtyp.

“Unë nuk dua të shkaktoj probleme për klubin. Unë do të përqendrohem në katër ndeshjet e fundit dhe do të shohim për pjesën tjetër më vonë”.

Ndërkohë, Sky Sport Italia dhe gazeta Il Tirreno pretendojnë se Real Madrid tashmë ka arritur një marrëveshje me Allegrin, transmeton Blic.

Tekniku është një agjent i lirë, pasi ka fituar Scudetto me të dy Juventusin dhe Milanin në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat