Marotta: Nuk është e vërtetë që ka prishje humori te futbollistët

Futboll

Marotta: Nuk është e vërtetë që ka prishje humori te futbollistët

Më: 9 maj 2021 Në ora: 12:17
Marotta: Nuk është e vërtetë që ka prishje humori te futbollistët

Administratori i Deleguar i Interit, Giuseppe Marotta hodhi poshtë zërat për një prishje të humorit të futbollistëve, për shkak të një kërkese për reduktim të pagave, teksa theksoi se në ambientin zikaltër ka festë për titullin kampion dhe të gjithë bonuset do të respektohen.

“Nuk është e vërtetë që ka prishje humori te futbollistët. Ne jemi të gjithë krenarë për atë që kemi arritur dhe na takon ta festojmë e shijojmë deri në fund, pasi veçanërisht djemtë kanë derdhur shumë djersë në fushë gjatë këtij viti.

Detyrimet kontratore do të shlyhen të gjitha, përfshi edhe bonuset mbi paraqitjet apo titullin, pasi janë një arritje e merituar për futbollistët”, deklaroi Marotta.

Megjithatë drejtuesi zikaltër pranoi se situata ekonomike në klub nuk është e mirë, ashtu si në shumë skuadra të tjera europiane dhe zbuloi se vetëm gjatë ditëve të ardhshme do të ketë një bisedë të sinqertë me futbollistët.

“Është e vërtetë që kemi vështirësi ekonomike, por nuk jemi vetëm ne. Shumë klube në Europë po vuajnë, pasi stadiumet e boshatisura për shkak të pandemisë kanë ulur ndjeshëm arkëtimet.

Ne kemi mbajtur të gjithë detyrimet kontratore deri tani, por është momenti që të bëjmë një lëvizje për të ardhmen, pasi nëse vazhdohet kështu, shumë klube do të shkojnë drejt falimentimit. Do të flasim me lojtarët një e nga një dhe do t’i sqarojmë për gjithçka, duke shpresuar që do të gjejmë mirëkuptimin e tyre, pasi janë të gjithë profesionistë dhe e kuptojnë situatën”, u shpreh Marotta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat