Silva: Unë jam një tifoz milanist

Futboll

Silva: Unë jam një tifoz milanist

Më: 11 maj 2021 Në ora: 11:08
Silva: Unë jam një tifoz milanist

Thiago Silva po e shijon në maksimum aventurën e parë në Premier League. Mbrojtësi brazilian firmosi me Chelsea gushtin e kaluar. Deri tani ia ka dalë të fitojë EFL Cup, teksa mund të fitojë edhe Champions League më 29 maj (Chelsea përballet me Manchester City).

36-vjeçari ka mbetur shumë i lidhur me Milanin, ekipi që e bëri të famshëm në futbollin evropian. Kuqezinjtë fituan 0-3 në Torino kundër Juventusit dhe janë afër rikthimit në Champions League. “E pres këtë kualifikim që prej momentit kur u largova nga Milani.

Çdo vit mendoja se do të riktheheshim në Champions, por këtë sezon jemi realisht shumë afër. E pashë ndeshjen Juventus-Milan. Jam pak i trishtuar për lojtarët brazilianë të Juves: Danilon, Alex Sandron, Arthur, por edhe Buffon, të cilin e kisha shok skuadre te PSG.

Milani zhvilloi një ndeshje madhështore. Kuqezinjtë e merituan fitoren, kanë zhvilluar një kampionat shumë të mirë dhe e meritojnë kualifikimin në Champions League. Unë jam një tifoz milanist, shpresoj ta shoh edhe njëherë Milanin në San Siro, stadium i veçantë për mua“, deklaroi Thiago Silva për Sky Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat