Vdes Bajrami, Kosova mbetet pa një burrë të madh të sportit

Futboll

Vdes Bajrami, Kosova mbetet pa një burrë të madh të sportit

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2021 Në ora: 16:46
Vdes Bajrami, Kosova mbetet pa një burrë të madh të sportit

Vdes Bajram Neziri! Iku në amshim njeriu që i dha shumë sportit të Republikës Kosovës. Iku njeriu që e kishte një thesar të artë të sportit.

Askush më shumë se Bajram Neziri nuk kishte informacione për futbollin, sidomos të viteve të 90-ta, ku ishte administrator në Federatën e Futbollit të Kosovës. Kurrë nuk u ndal, ishte krah i djathtë i futbollit, sidomos në gjeneratën e sakrificës, asnjëherë nuk u përkul përkundër kërcënime të mëdha të regjimit kriminal serb.  

Burrë i fjalës, i përpiktë në punë dhe shumë i drejtë në çdo gjë. Sot iku përgjithmonë nga kjo botë, por veprat e tij gjithmonë do të mbesin të pavdekshme në historinë më të lavdishme të sportit tonë.

Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare.

Kosova varfërohet shumë pa këtë personalitet, që ishte një enciklopedi e futbollit! 

“Sot me datë 11. 05. 2021 ndërroj jetë bashkëshorti, vëllau dhe babi jonë Bajram (Isak) Neziri (04.08.1949).

Varrimi bëhet nesër me datë 12. 05. 2021 në orën 14:00 në varrezat e Prishtinës në Dragodan.
Dritë t’u bëftë shpirti i bardhë”, shkruan Mimoza Neziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat