PSG është duke bërë të pamundurën që ta mbajë Mbappen

Futboll

PSG është duke bërë të pamundurën që ta mbajë Mbappen

Më: 11 maj 2021 Në ora: 19:04
PSG është duke bërë të pamundurën që ta mbajë Mbappen

PSG është duke bërë të pamundurën që ta mbajë Mbappen.

Mauricio Pochettino ka konfirmuar edhe njëherë se Paris Saint Germain po punon “natë e ditë” për ta bindur Kylian Mbappen që të qëndrojë në Paris.

Lojtari është joshur me idenë që të luajë në klubin e fëmijërisë, Real Madrid, por PSG ka gati milionat që do ta bënin atë lojtarin më të paguar të Parisit.

“Mbappe? Llogaris në Mbappen, PSG llogarit në të dhe shpresoj ta kemi me ne edhe për shumë vite”, tha ai.

Mbappe është pjesë e PSG-së që nga viti 2017 kur u mor nga Monaco fillimisht në formë huazimi dhe më pas në vitin 2018, PSG pagoi për 22-vjeçarin 180 milionë euro.

Për katër sezone, ai ka bërë 123 paraqitje dhe ka shënuar 106 gola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat