​Coman dëshiron dyfishim të pagës te Bayerni

Futboll

​Coman dëshiron dyfishim të pagës te Bayerni

Më: 11 maj 2021 Në ora: 20:07
Kingsley Coman

Ylli francez dëshiron të qëndrojë te “bavarezët”, por ka refuzuar kontratën e re.

Sulmuesi francez Kingsley Coman dëshiron që skuadra e tij Bayern Munichu t’ia dyfishojë pagën në kontratën e re të ofruar për ta zgjatur qëndrimin në “Allianz Arena”, raporton “FT”.

Bisedimet mes dy palëve janë ende duke vazhduar, dhe siç raportohet Coman ka refuzuar një ofertë prej 12 milionë eurosh në vit nga “bavarezët”, pasi që dëshiron përafërsisht rreth 17 milionë, përcjell KosovaPress.

Pavarësisht kësaj, 24-vjeçari thuhet se dëshiron që të qëndrojë te Bayerni, dhe pritet që arrijë marrëveshje ditëve në vazhdim me kampionin e Bundesligës.

Këtë sezon, Coman ka bërë 27 paraqitje, ka regjistruar katër gola dhe 10 asistime për skuadrën e Bayern Munichut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat