FC Prishtina do të luajë në Ligën e Kampionëve, këta janë dy kundërshtarët e mundshëm

Futboll

FC Prishtina do të luajë në Ligën e Kampionëve, këta janë dy kundërshtarët e mundshëm

Më: 17 maj 2021 Në ora: 22:07
FC Prishtina

FC Prishtina do të luajë në Ligën e Kampionëve pas triumfit në Superligën e Kosovës në stinor 2020/21.

Klubi i Zekrija Ramadanit ka siguruar kualifikimin në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet në muajin qershor.

Ndeshjet e raundit preliminar, të cilat përbëhen nga dy gjysmëfinale (22 qershor 2021) dhe finale në (25 qershor 2021), do të luhen në Ishujt Faroe.

Shorti për raundin preliminar të Ligës së Kampionëve do të mbahet më 8 qershor 2021, në orën 12:00.

Por kush janë dy skuadrat tjera që kanë siguruar kualifikimin në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve?

Deri më tani dy skuadrat tjera përveç Prishtinës që kanë siguruar kalimin në këtë raund janë: Inter d’Escaldes nga Andorra dhe HB Torshavn nga Ishujt Faroe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat