Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës

Futboll

Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës

Më: 19 maj 2021 Në ora: 11:38
Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës

Sot (e mërkurë) nga ora 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, KFF Mitrovica – KFF Kosova VR (P).

Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, vetëm me pjesëmarrjen e zyrtarëve të klubeve dhe mysafirëve të paraparë me protokollin anti-Covid19.

Rivaliteti në kampionat bën që përballja e tyre të pritet me kureshtje sot.

Se cila do të festojë në fund mbetet të shihet pasi finalet jo rrallë dinë të sjellin edhe emocione të papritura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat