Befasi në listën e Gjermanisë

Futboll

Befasi në listën e Gjermanisë

Më: 19 maj 2021 Në ora: 12:39
Befasi në listën e Gjermanisë

Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Hoakim Lëv do të shpallë mbrëmjen e sotme listën me lojtarët e grumbulluar për Europian.

Mediat bëjnë të ditur se nuk do të mungojnë surprizat pasi Lëv ka vendosur të bëjë prapaktheu dhe të thërrasë sërish në aksion “gardën” e vjetër.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Mats Humels dhe Tomas Myler, të cilët së bashku me disa futbollistë të brezit të tyre si Boateng apo Ozil u përjashtuan nga kombëtarja pas paraqitjes së dobët në Kupën e Botës të vitit 2018. Por, Lëv ka parë së fundmi paraqitjet e Humels e Myler dhe duke menduar se të rinjtë aktualë të kombëtares nuk po arrijnë t’ia dalin shumë mirë, atëherë iu është rikthyer lojtarëve me eksperiencë.

Ndërkaq, në media flitet edhe për një telefonatë në drejtim të Marko Rojsh, por që ky i fundit nuk ka pranuar pasi kërkon kohë të pushojë dhe të merret me përmirësimin e anës fizike. Gjithsesi, tashmë mbetet për t’u parë zyrtarizimi i listës së Lëv dhe nëse aty do të jenë të pasqyruar emrat e Humels dhe Myler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat