Mourinho ka zgjedhur portierin e ri

Futboll

Mourinho ka zgjedhur portierin e ri

Më: 19 maj 2021 Në ora: 15:07
Mourinho ka zgjedhur portierin e ri

Jose Mourinho nuk ka filluar punë ende si teknik i Romës, por në mendjen e tij planet për të ardhmen me verdhekuqtë janë të mëdha.

Sipas asaj që raporton “Corriere Dello Sport”, Mourinho ka zgjedhur portierin e ri për ekipin e tij dhe ai është Mike Maignan, gardiani francez i Lilës.

Maignan është një objektiv i vjetër i Milanit, e cila po pret Donnarummën të vendosë të ardhmen e tij, por drejtori i sportiv i verdhekuqve Tiago Pinto ka nisur negociatat me klubin francez me kërkesë të Mourinhos.

27 vjeçari u thirr i portier i tretë i kombëtares franceze nga trajneri Didier Deshmap, por të gjithë e shohin si pasardhësin e portës së “gjelave”, gardianin e Lilës e cila është vetëm një ndeshje larg shpalljes kampion në Francë duke mundur konkurrencën e PSG-së.

Nuk dihet se çdo të ndodhë me të ardhmen e Maignan, por ambiciet e Mourinhos me kryeqytetasit janë të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat