Turpërohet nga nëna, rrah barbarisht...

Futboll

Turpërohet nga nëna, rrah barbarisht...

Më: 19 maj 2021 Në ora: 18:47
Turpërohet nga nëna, rrah barbarisht...

Phil Foden po shkëlqen në fushë dhe jashtë saj. Por, për t’i sjellë probleme talentit të Manchester Cityt mendon mamaja e tij.

Këtë javë, ajo është bërë objekt i një skandali në faqet e “The Sun”.

Kler Foden, e cila është kujdesur shumë për karrierën e sulmuesit për të ngjitur shkallët në skuadrën e Pep Guardiolës, i ka hapur telashe të birit pas një sherri me një vajzë, të cilën ajo e ka dhunuar. “Kler ishte në një festë të një shoqeje dhe po kalonte një kohë të bukur.

Ajo i kërkoi një vajze një cigare, por se çfarë ndodhi më vonë është e paqartë, ndërsa alkooli po derdhej lum”, tregon një burim për tabloidin. Sherri degradoi më pas në rrugë, ndërsa nuk munguan grushtet.

Viktimë e dhunës mbeti 32-vjeçarja Keti Skit, e cila u fotografua me të dyja sytë të nxirë, ndërsa në trupin e saj pati edhe gjurmë kafshimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat