Laporta kërkon një trajner fitues

Futboll

Laporta kërkon një trajner fitues

Më: 19 maj 2021 Në ora: 19:07
Laporta kërkon një trajner fitues

Joan Laporta kërkon që revolucioni për ndërtimin e Barcelonës të re, të fillojë nga trajneri. Presidenti i katalanasve nuk është i kënaqur me punën që ka bërë Kuman në këtë periudhë, pasi idetë e tij për skuadrën kanë ndryshuar disa herë dhe ka munguar qendrueshmëria.

Për këtë arsye, po kërkon një trajner të ri me emrin e Hansi Flik që është i pari në listën e dëshirave të presidentit të katalanasve. Por mediat spanjolle raportojnë se pavarësisht dëshirës së Laportës për të afruar ish-trajnerin e Bajern Mynih, ky i fundit vazhdon t’i qëndrojë besnik premtimit që i ka dhënë Federatës Gjermane vetëm një javë më parë. Flik pritet të emërohet në vend të Joakim Lëv në pankinën e Gjermanisë dhe ndonëse nuk ka firmë, por vetëm një akord verbal, Laporta është i ndërgjegjshëm që do ta ketë të vështirë ta bëjë të ndryshojë mendje, edhe pse po insiston që të ndodhë një gjë e tillë.

Një tjetër emër që presidenti ndjek me ngulm është ai i Jurgen Klop, por trajneri nuk mund të shkëputet nga Liverpuli pa paguar një kaluzolë dhe katalanasit nuk kanë para për të paguar edhe për trajnerin e për më tepër buxhetet e tyre për rrogat janë shumë të kufizuara.

Ndaj me sa duket, ai do të jetë i detyruar që të provojë edhe një tjetër vit Ronald Kuman në pankinën e klubit, duke shpresuar që situata të ndryshojë disi dhe ne verën e ardhshme, të ketë mundësinë financiare për të bërë një pjesë të ndryshimeve që synon, duke filluar që nga pankina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat