Ronaldo do Kupën e Italisë

Futboll

Ronaldo do Kupën e Italisë

Më: 19 maj 2021 Në ora: 19:27
Ronaldo do Kupën e Italisë

Juventusi do të sfidojë Atalantën mbrëmjen e sotme në finalen e Kupës së Italisë, në “Mapei Stadium” (stadiumi i skuadrës së Sasuolos), në orën 21:00, një ndeshje e cila përkon edhe me një fakt shumë të rëndësishëm, duke qenë se ky është trofeu i vetëm që i mungon në Itali, por edhe i vetmi në rang klubesh në karrierën që ka pasur deri tani.

Prandaj, për ta kompletuar veprën e tij pasi kupa ai ka fituar si në Angli, Spanjë e Portugali, tashmë 36-vjeçari do të kërkojë edhe këtë trofe, ndonëse modest për pritshmëritë e tij, mbrëmjen e sotme.

Dhe kush më mirë se CR7 mund të jetë pika e referimit të Juventusit në “Mapei Stadium”, duke qenë se edhe kurrikulumi i këtij sulmuesi fantastik flet bindshëm në favor të tij.

Shifrat thonë se gjatë karrierës së tij prej më shumë se 15 vitesh, Cristiano Ronaldo ka luajtur në total 36 finale, nga të cilat ka luajtur në fushë 29 prej tyre (në 7 ka munguar për arsye dëmtimi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat