Klopp: Duhet të fitonim me çdo kusht

Futboll

Klopp: Duhet të fitonim me çdo kusht

Më: 20 maj 2021 Në ora: 11:08
Klopp: Duhet të fitonim me çdo kusht

Me fitoren 0-3 në fushën e Burnley-t, Liverpooli u ngjit në vendin e 4-t të Premier League duke parakaluar në renditje Leicester City-n ndërkohë që në të njëjtën kohë hodhi edhe një hap të sigurt drejt kualifikimit në Champions League pasi në ndeshjen e javës së fundit ndaj Crystal Palace mund t’i mjaftojë një fitore minimale për të ruajtur vendin e 4-t pasi aktualisht ka një avantazh +4 nga dhelprat në goleavarazhin e përgjithshëm në kampionat, për më tepër që skuadra e Brendan Rodgers të dielën luan ndaj Tottenham dhe do ta ketë shumë të vështirë të fitojë me goleadë.

Jurgen Klopp u shumë i kënaqur për suksesin ndaj Burnley-t. Trajneri gjerman vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes. “Duhet të fitonim me çdo kusht. Zhvilluam një ndeshje të madhe. Nuk ishte e thjeshtë të ruanim portën të paprekur, pasi Burnley është një skuadër e fortë fizikisht.

Ata kanë cilësi të mira, është pothuajse e pamundur të mos i lejosh të krijojnë raste të rrezikshme për gol.

Ndërtuam shumë, por ia dolëm të zhbllokonim ndeshjen vetëm në fundin e pjesës së parë. Firminho realizoi një gol të shkëlqyer, por jam i kënaqur edhe për Oxlade-Chamberlain. Edhe ai shënoi një gol të bukur, e meritonte këtë gëzim. U treguam të aftë, zhvilluam një futboll të bukur.

Krijuam shumë aksione, kështu që të gjithë djemtë meritojnë komplimente“, deklaroi timonieri i Liverpool. Me vendin e 4-t në fund të kampionatit, pozicion që do ta kualifikonte në Champions, Liverpool do të shpëtonte në një farë mënyre këtë sezon delikat dhe shumë të vështirë për The Reds.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat