Memelli: Ndaj Kukësit për maksimumin

Futboll

Memelli: Ndaj Kukësit për maksimumin

Më: 20 maj 2021 Në ora: 11:52
Memelli: Ndaj Kukësit për maksimumin

Migen Memelli beson se Skënderbeu i tij mund ta arrijë edhe matematikisht mbijetesën në përfundim të javës së 35-të kur të përballet me Kukësin, një skuadër pa objektiva por që ndaj Bylisit tregoi se nuk ka ndërmend të tolerojë aspak.

“Padiskutim që jam më i qetë pas fitores së fundit. Nëse shohim kalendarin, dy rivalët tanë përplasen me njëra tjetrën. Mendja është te ndeshja e nesërme me Kukësin. Do të bëjmë më të mirën për të marrë maksimumin, pra tre pikët. Kundërshtari? Është një skuadër që ka jashtëzakonisht cilësi brenda, sidomos te mesi i fushës e sipër. Ka lojtarë mjaft cilësorë për kampionatin tonë. Gjërat vështirësohen, por jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe mendoj se gjërat do i bëjmë shumë mirë”.

“Skuadra është me impenjimin e duhur, ka intensitetin e duhur. Siguria e pikëve është, por na kërkohet të fitojmë këtë ndeshje dhe të largohemi nga zona e ‘play-out’. Maturia vjen kur vijnë edhe rezultatet. 

Edhe në të kundërt, qetësia që duhet të na karakterizojë në ndeshje të tilla është determinante. Nuk kam dyshime, skuadra jonë ka cilësi brenda. Kur këto cilësi shkrihen me grupin, forca e kësaj skuadre është e jashtëzakonshme. Ne kemi kaluar skuadra shumë të forta, po flas për dy fazat e fundit që jam këtu. Kemi fituar me Kukësin dhe Partizanin në Elbasan, me Shkodrën kemi dalë barazim. Jemi finalistët e Kupës. Nisur nga ky fakt, lojtarët janë koshientë që mundësitë dhe forcat që ka skuadra janë të jashtëzakonshme”.

“Do të luajmë për të bërë më të mirën, duke pasur respekt për kundërshtarin dhe cilësitë që ka, por duke respektuar edhe veten, duke vlerësuar vetën dhe atë që kemi bërë. Do të hyjmë në fushë për të fituar. Rikthimi i tre titullarëve? Skuadra është e plotë. Motoja që udhëheq klubin dhe mendimi që kam unë për futbollin është që të gjithë janë të rëndësishëm dhe askush nuk është i pazëvendësueshëm“, përfundoi Memelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat