Ronaldon e zë gjumi me Kupën e Italisë në krahë

Futboll

Ronaldon e zë gjumi me Kupën e Italisë në krahë

Më: 20 maj 2021 Në ora: 12:08
Ronaldon e zë gjumi me Kupën e Italisë në krahë

Juventus fitoi Kupën e Italisë dhe gëzimin Cristiano Ronaldo e tregoi përmes një fotoje të veçantë.

Ai ndau me ndjekësit në “Instagram” momentin kur e zë gjumi me trofeun në krahë.

Fotografia u shkrep në trenin e ekipit, teksa futbollistët ktheheshin për në Torino.

Bardhezinjtë e Andrea Pirlos, triumfuan në finale ndaj Atalantës me rezultatin 1-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat