Tuchel nuk i do në skuadër, këta tre lojtarë largohen përfundimisht nga Chelsea

Futboll

Tuchel nuk i do në skuadër, këta tre lojtarë largohen përfundimisht nga Chelsea

Më: 20 maj 2021 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Chelsea ka vendosur që tre lojtarë përfundimisht t’i shesë gjatë verës.

“Blutë” duan që në afatin e ardhshëm veror të shesin disa lojtarë, në mënyrë që të rikthejnë bilancin e shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka zbuluar se Victor Moses, Tiemoue Bakayoko dhe Emerson Palimieri do largohen në verë, derisa Milan në javën e ardhshme do vendos nëse ta mbajë Fikayo Tomorin.

“Chelsea është duke punuar për shitjen e lojtarëve. Victor Moses do t’i bashkohet Spartak Moscow, marrëveshja është arritur. Tiemoue Bakayoko dhe Emerson Palmieri gjithashtu do largohen në verë. AC Milan javën tjetër do vendos për Fikayo Tomorin (28 milionë euro me mundësi blerje)”, shkroi ai.

Ndërkohë, Chelsea thuhet se është duke punuar për të nënshkruar me një sulmues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat