Mësohet se sa do të mungojë Ter Stegen

Futboll

Mësohet se sa do të mungojë Ter Stegen

Më: 21 maj 2021 Në ora: 11:11
Mësohet se sa do të mungojë Ter Stegen

Marc-Andre ter Stegen ka përfunduar me sukses operimin e tij në gju dhe ky lëndim do ta mbajë atë jashtë fushave së paku për 2 muaj.

Portieri i Barcelonës kishte njoftuar se do të jetë jashtë Kampionatit Evropian për arsye se dëshiron të fokusohet në mënjanimin e përhershëm të lëndimit të tij.

Pothuajse që nga fillimi i këtij sezoni, klubi katalunas ishte në dijeni të lëndimit, mirëpo nuk vendosi që gjermani t’i nënshtrohej një operacioni pasi ata po luftonin për La Liga, raporton “Marca”.

Ter Stegen ka postuar një foto në llogarinë e tij zyrtare, duke thënë se gjithçka shkoi mirë: ““Çdo gjë shkoi mirë sot, tani përqendrimi është në shërimin tim, faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja të mbështetjes në ditët e fundit”, shkroi ai.

Portieri në largim nga Barcelona, Neto do të luajë sipas gjitha gjasave ndeshjen e tij të fundit kundër Eibarit të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat