Shehi me 5 mungesa të rëndësishme

Futboll

Shehi me 5 mungesa të rëndësishme

Më: 21 maj 2021 Në ora: 11:17
Shehi me 5 mungesa të rëndësishme

Pesë titullarë i mungojnë Tiranës. Ata janë Marsel Ismajlgeci, Agustin Torasa dhe Elton Kale të dëmtuar. Nga ana tjetër, Jurgen Çelhaka vazhdon të vuajë dëmtimin në gju.

Për sfidën me Apoloninë gjithashtu mungon edhe kapiteni Idriz Batha për arsye kartonësh. Shkurt, gjysma e titullarëve të ekipit që vjet bënë historinë dhe fituan titullin kampion. Bardheblutë luajnë dy sfida pa interes në këtë fund kampionati, por duan të marrin pikët e plota.

Tirana ka mbyllur përgatitjet për sfidën me Apoloninë. Ndryshe nga takimet e tjera kur skuadra është grumbulluar në hotel dhe ka udhëtuar një ditë përpara, këtë herë grupi do të udhëtojë ditën e ndeshjes. Fieri është afër dhe bardheblutë do të nisen në mëngjes, do të drekojnë afër “Loni Papuçiut” dhe më pas do të jenë në stadium.

Për sa i përket formacionit, me shumë mundësi mungesat do të jenë të shumta. Shehi do të modifikojë mbrojtjen me Behiratçen në qendër si dhe do të shtyjë përpara Najdovskin që së bashku me Tolin do të luajnë në mesfushë.

Vrapi do të jetë në krah në vend të Ismajlgecit, ndërsa në sulm dihen titullarët: Seferi, Halili e Danso. Vend do të ketë me shumë mundësi edhe për Ilion Likën. Skuadra shpreson që të marrë pikët e plota në këtë takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat