Pa Messin

Futboll

Pa Messin

Më: 21 maj 2021 Në ora: 11:49
Pa Messin

Lionel Messi nuk do të luajë në ndeshjen e fundit të sezonit.

Ylli argjentinas nuk ka stërvitur sot me ekipin me lejen e trajnerit Ronald Koeman.

Gazetari i njohur Marcelo Bechler raporton se Messi nuk do të luajë ndaj Eibarit të shtunën.

Messi ka luajtur 35 nga 37 ndeshjet e La Ligës këtë edicion duke shënuar 30 gola dhe duke dhuruar 11 asiste në proces.

Në gjashtë ndeshjet e luajtura në Champions League, Messi ka pesë gola dhe dy asiste, kurse në Copa Del Rey në pesë ndeshje ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asist.

Kompeticoni i vetëm që nuk shënoi Messi është Superkupa e Spanjës, ku u ndëshkua me karton të kuq.

Në të gjitha garat ai ka bërë 47 paraqitje, duke shënuar 38 gola dhe duke bërë 14 asistime.

Gjithsej Messi u ndëshkua gjashtë herë me karton të verdhë përgjatë këtij sezoni. Katër herë në La Liga dhe dy herë në Copa del Rey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat